Ky është një moment i pabesueshëm, ku një burrë bën një gjest për të shoqen duke i thënë “Të dua” teksa dergjej në koma në prag të vdekjes.

46-vjeçari britanik nga Orkney, ishte i prekur nga sindromi i shokut toksik, duke i shkaktuar atij një gjendje septike.

Mjekët paralajmëruan që ai mund të vdiste, dhe u detyruan ta vendosnin atë në koma, për ta mbajtur gjallë. Ai më pas u transferua në një ishull tjetër në Skoci.

Gruaja e tij Sarah, tha se ai mezi mundi të pëshpëriste tre fjalët magjike, gjë që është edhe e dokumentuar.

Zonja tha: “Megjithëse kemi të martuar për gjashtë vjet, ai nuk i thotë shumë shpesh tri fjalët magjike (I love you), edhe pse gjithmonë më tregon sa shumë më adhuron. Pra, ky ishte momenti më i paharrueshëm i gjithë jetës sime.

Sapo më patën thënë që ai mund të vdesë, kështu që kur e pashë atë të ma bënte më shenjë “Të dua”, ishte një moment magjik për mua, ka thënë ajo.