Banorët e fshatit Orllancë protestuan për deponinë e eger që gjendet në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës, deponi kjo që nuk gjeti zgjidhje disa dekada. Banorët në shenjë proteste bllokuan rrugën mes fshatit Nikushtak dhe Haraçinë, e cila lidh fshatrat e Komunës së Likovës, me fshatrat e Komunës së Haraçines. Nga kjo deponi rrezikohet edhe shëndeti i banorëve dhe përhapja e ndonjë epidemie.

Protestë paralajmëruese,apelojmë te të gjitha komunat te qeveritarët që sa më shpejtë kjo të pastrohet,se kështu banorët e Orallncës nuk mund të jetojnë,ne jemi ne gjendje të gjithë ta lëshojmë fshatin dhe te hiqemi prej këtij fshati sepse nuk mundemi e shihni vet se si është gjendja kemi bërë idsa herë kërkesa si kanë marr parasysh as Komuna e Likoves dhe e Haraçinës as shteti dhe as Ministria e Ekologjisë- tha Sejfulla Bekteshi organizator i protestës.

Protestojmë edhe vet jeni dëshmitar ,është e tepruar disa here bëjmë kërkesa,ankesa,tubime kështu dhe deri tash nuk ka rezultate,tash si e fundit si një paralajmërim që do të marrim masa më të rrepta- tha Amdi Musliu, këshilltar komune.

Kërkojmë nga organet kompetente që janë, të ndërmarrin diçka te dislokohet ose të rregullohet ashtu siç duhet si është më standarte evropiane,të mbulohet me dhe dhe në mënyrë adekuate dhe jo kështu në këtë mënyrë.

Protestojmë shkaku I kësaj deponisë egër që është këtu pa asnjë kontroll,ekziston që 15 vite e më tepër,për atë arsye jemi dal sot në protesta,kurse në të arshmen menojmë këtë protesta të radikalozohen- thonë banorët.

Ushtruesi i detyrës krzetar i Komunës së Likovës Bashkim Amidi pohon se tani për tani ajo deponi nuk mund të mbyllet, sepse kerkon kohë dhe premtoi se të gjitha deponitë në Komunën e Likovës së shpejti do të mbyllen dhe do të kalojnë diku tjetër.

Mendoj se protesta janë të motivuara politikisht për shkak të zgjedhjeve lokale,përshkak se deponia që gjendet aty është në Komunën e Likovës,nuk është në Komunën e Haraçinës,ato janë 20 vite më tepër aty,është e vërtet që I pengojnë banorëve të Orllancës dhe Majancës atje,tymi dhe gazrat që lirohen nga deponia, por ne nuk kemi mundësi për 2 3 muaj që jam ushtrues detyre të I largojm ato edhe se tentojmë dhe bëjmë përpjekje që jo vetëm ajo deponi por të gjtiha deponitë në Komunën e Likovës dhe komunat tjera së shpejti do të mbyllen- tha Bashkim Amidi.

Banorët shprehen të revoltuar dhe paralajmërojë protesta edhe më radikale nesë për një afat të caktuar nuk zgjidhet kjo çeshtje./alsat-m