Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik sot mesazhin e një nxënësi Korça, i cili denoncon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet shkolla.

Përmes këtij mesazhi dërguar ish-kryeministrit, nxënësi  denoncon mashtrimin që po iu bëhet nxënësve dhe prindërve në shkollën ‘Dhimitraq Gjata’ në fshatin Rrëmbec në Korçë. Ai thekson se Rrëmbec u bë shkolla e re, por nuk ka pajisjet për zhvillimin e mësimit dhe ata do shkojnë në një fshat tjetër.

Statusi i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

Shikoni si tallet Peleshi i Korçës me nxënësit e shkollave të këtij rrethi!

Nxënësi dixhital denoncon mashtrimin me shkollën e re. sb

“Pershendetje doktor Berisha!Jam nxenes ne shkollen Dhimitraq Gjata- Rrembec te Korces.Edhe pse shkolla u be e re per kete vit shkollor ne nuk kemi banka,tabela e materiale te tjera qe te zhvillohet mesim, dhe na thane vetem diten e pare do jemi ne shkollen e re dhe pasaj do veme ne fshatin Plase per te zhvilluar mesimin. Shkolle e re pa banka eshte turp..Shperndaje kete ta dine se cfare arsimi eshte dhe si ka katandisur. Anonim ju lutem!”.