Disa biznesmenë pranë rrethrrotullimit të Doganës, janë shokuar kur kanë parë kangjella të vendosura para bizneseve të tyre.

Sipas tyre ky veprim i bashkisë së Tiranës, po çon drejt falimentit këto biznese të mëdha, të cilat janë gjithashtu dhe taksapaguese të rregullta.

Sipas biznesmenëve kangjellat e vendosura para aktiviteteve të tyre e bëjnë të pamundur hyrjen, qoftë të mjeteve ashtu edhe të njerëzve.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali berisha.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Banditizëm i paskrupullt i Lal Plehut!

Dënon bizneset e mëdha dhe hotele duke penguar me kangjella hyrjen në to.

Lexoni mesazhi e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje! Jemi nje grup biznesmenesh tek rrethrrotullimi i doganes. Sot Policia Bashkiake erdhi dhe na bllokoi hyrjen per ne aktivitetet tona, te cilat shtoj se jane biznese te medhaja dhe taksapaguese te rregullta te shtetit. Ne gjatesine e rruges kangjellat kane bllokuar dhe hyrjen e makinave ne oborre hotelesh te ndertuara me leje duke i denuar ato me falemintim Ngjarje paradoksale te vesh kangjella e te mos lesh njerezit te hyne ne pronen e ne punen e tyre.”