Demi Lovato di si të hidhet në ahengje të ndryshme. Ajo gjatë një interviste me Jimmy Fallon ka treguar se si ka ardhur deri tek inspirimi për këngën “Sorry Not Sorry”. Video-klipi i kësaj kënge ka arritur mbi 128 milionë shikime. Lovato ka qartësuar se kënga është inspiruar nga një aheng real në të cilin ajo ka marrë pjesë. “Disa orë më vonë Snoop Dogg ishte aty. Këngëtari i “Drop It Like It’s Hot” ishte së bashku me French Montana, Wiz Khalifa dhe Ty Dolla $ign”, ka thënë Lovato. Fallon i ka thënë Lovato se ajo nuk ka mund të ndalojë Snoop Dogg që të pi cigare në shtëpinë e saj. “Edhe ai është dashur të ndalojë. Kjo është mënyra se si ai merr frymë”, ka thënë Fallon duke qeshur.