Ousmane Dembele është kthyer në Barcelonë, pas operimit në Finlandë

Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele ishte lënduar në ndeshjen ndaj Getafes, për çka u detyra edhe të operohej në kofshën e majtë.

Francezi pas operimit të suksesshëm është kthyer në Barcelonë, ku edhe do të nis fazën e rikuperimit.

Sipas njoftimit zyrtar të Barcelonës, Dembele do të mungojë nga tre muaj e gjysmë në katër muaj.