Alessandro Del Piero beson se Interi është duke luajtur më mirë se me Roberto Mancinin

Legjenda e Juventsit, Alessandro Del Piero beson se Interi këtë sezon do të jetë shumë lartë në tabelë, duke u renditur në top tre skuadrat më të mira.

Ai madje tha se Interi i Spallettit luan më mirë se sa Interi i Roberto Mancinit.

“Këtë vit Interi duket më i mirë se sa ai i dy viteve më parë i Mancinit”, tha Del Piero për Sky Sport Italia.

“Këtë vit Interi do të përfundojë shumë më lartë në tabelë. Definitivisht i shoh në top tre vendet e para”.