Vetëm pak kohë para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ai që i është afruar presidentit amerikan, Donald Trump, duke i treguar disa letra.

Dhe siç edhe mund të pritej, shkruajnë mediet serbe, shumë njerëz janë bërë kureshtarë për të ditur se për çfarë bëhej fjalë.

Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet e kësaj ngjarjeje, moment i cili edhe më tej mbetet një “mister”.