Kryetari i Komunës së Kërçoves, Fatmir Degari uron të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe punonjësit në arsim, për fillimin e vitit shkollor, transmeton TetovaSot.
Ja postimi i plotë i Deharit në profilin e tij në facebook:
Nxënës, mësimdhënës dhe punonjës në arsim, urime dhe suksese për fillimin e vitit shkollor
Sot është dita e parë për vitin shkollor 2017/18, më lejoni që nxënësve, mësimdhënësve dhe punonjësve në arsim t’u shpreh urimet më të sinqerta për fillimvitin e ri shkollor, duke u dëshiruar suksese në mësime dhe punë.
Jemi angazhuar maksimalisht për arsim cilësor, duke përmirësuar kushtet në objektet shkollore për të arritur deri te përforëcimi i rregullave në arsimin fillor dhe të mesëm me qëllim që të ecim drejt dijes. Shpresojmë se arritjet nuk do të mungojnë, ndërsa puna e palodhur e mësimdhënësve do të reflektojë në mendjet e kthjellta dhe të pastërta të nxënësve.
Kësaj dite më së tepërmi i janë gëzuar filloristët të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore për të mësuar shkronjat, shkrimin dhe leximin. Uroj që të kenë suksese, ndërsa prindërve të tyre u dëshiroj çdo të mirë, duke iu prirë suksesi te fëmijët e tyre,” shkruan Dehari.
Me respekt,
Komuna e Kërçovës
Kryetar,
Fatmir Dehari