Policia ka dhene detaje rreth ngjarjes se rende ne Bulqize, ku ka nga djegia e nje makine, ka pesuar plage te renda drejtuesi i saj.
Policia sqaron se rreth orës 21.00, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet ka marrë flakë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar një automjet tip “Ford Foxus “, me targa AA 779 AJ, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit dyshohet shtetasi Sh.Ç, (Shkelqim Cela) i cili si pasojë e flakëve të rëna ka marrë plagë të rënda, ku pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës është transportuar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Shkaku paraprak i rënjes së zjarrit dyshohet si pasojë e defektit të baterisë së automjetit. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit.