Katër humbje në 4 javët e para dhe për më tepër asnjë gol i shënuar. Ky është starti më i keq i 93 viteve të fundit për Crystal Palace që thyen një tjetër rekord, atë të shkarkimit të trajnerit Franck De Boer pa regjistruar asnjë rrjetë sezonale nga skuadra e tij. Klubi londinez ka vendosur t’i tregojë derën trajnerit holandez pas disfatës në transfertën e Burnley. Statistikat nuk e mbështesin aspak ish trajnerin e Interit, madje e bëjnë atë të largohet pas një starti katastrofik të sezonit ku skuadra e tij e shijon veten në fund të klasifikimit me 0 pikë dhe asnjë gol të shënuar.

Aventura e holanezit në bankën e Crystal Palace zgjati vetëm 77 ditë, një tjetër rekord edhe ky pasi si zikaltër ai rezistoi 85 ditë. Tashmë në pole position për të zëvendësua De Boer qëndron një njohje e vjetër e futbllit anglez. Roy Hodgson mund të zejë vendin e De Boer për të nxjerrë nga situata aspak komode klubin. Trajneri i lindur në Croydon dhe dorëheqjen nga Anglia në 27 Qershor të vitit 2016 pas humbjes së papritur ndaj Islandës në Euro 2016, ndërsa disa muaj më vonë u emërua konsulent i merkatos së  Melbourne City, klubi australian satelit i Manchester City.