Pësoi një aksident në orët e vona të të hënës, por fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën.

Këngëtari i njohur i muzikës rep në Shqipëri, Arkimed Lushaj, i njohur për të gjithë me emrin e skenës “Stresi”, është aksidentuar me motor.

Vetë këngëtari ka bërë publike disa fotografi në “Instastory”, ku duket se ka pësuar dëmtime në dorë, të cilën e ka mbështjellë me allçi. Por ai shfaqet i buzëqeshur, ndërsa jep lajmin e mirë, se asgjë nuk ishte serioze në aksidentin e ndodhur te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Pas aksidentit Stresi ka shkuar menjëherë në spital.