Vetëm pak ditë më parë reperi më i famshëm shqiptar, Noizy, i tmerroi fansat e tij me një filmim të publikuar në profilin personal në rrjetet sociale, ku shfaqet i qëlluar më plumb në kokë në timonim e makinës.

Por menjëherë u mësua se bëhej fjalë thjeshtë për një skenë filmi, ku reperi më i kërkuar shqiptar luante si aktor.

Sa i përket detaje të këtij prodhimi kinematografik ka qenë pikërisht miku i tij i ngushtë, aktori Blerim Destani, i cili i ka zbuluar.

Dyshja do të jetë bashkë në këtë prodhimin kinematografik, i cili po xhirohet në Berlin. Filmi do të jetë aksion dhe titulli “Blind”.