Jo, nuk është shaka! Periudha kur gjithçka shihnim nga Dafina ishin festat apo paraqitjet, mbaroi. Këngëtarja më në fund ka realizuar këngën e saj të re, e këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet profilit të saj në Instagram. “Told Ya” është titulli i projektit të Dafinës, e mbështetja e fansave dhe kolegëve nuk ka munguar aspak.

Spotify dhe iTunes, ja se ku mund ta dëgjoni këngën e re të Zeqirit, edhe pse kjo e fundit ka lajme edhe më tej. “Së shpejti realizohet video”, ka shkruar Dafina, ndërsa ka bërë të ditur se produksioni vjen nga The Superiors.

Në një poster ngjyrë sepie, ku jashtë fokusi dallohen vetëm trupi i një femre të ulur përdhe, qendrojnë të shkruar në anë dhjetëra emra artistësh ndërkombëtarë, nga fusha e muzikës dhe kinematografisë. Ndër ta, dallohet i theksuar edhe emri i Dafinës, një konceptim ky interesant për prezantimin e këtij projekti të ri.