Ai është maksimalisht i përkushtuar në futboll, por duket se pezullimin e gjatë që i ka dhënë federata spanjolle e futbollit për shkak të shtyrjes së gjyqtarit në finalen e Super Kupës ndaj Barcelonës, ylli i Realit të Madrid po e shfrytëzon për të ngritur bizneset e tij personale

Bëhet fjalë pikërisht për Cristiano Ronaldon, i cili gjen kohë të mjaftueshme për t’u marrë herë pas here edhe me modë.

Së fundmi, portugezi ka pozuar për të realizuar setin e tij më të ri fotografik, për reklamimin e të brendshmëve të markës së tij “Cristiano Ronaldo”.

Në fotografitë e publikuara, Ronaldo shfaq trupin e tij të plot muskuj, nga rezultatet mahnitëse të arritura nga ushtrimet. Ky fotosesion ka marrë mijëra pëlqime dhe është komentuar shumë nga ndjekësit e futbollistit.