Eden Hazard pritet të luajë në ndeshjen mes Chelseas dhe Leicester Cityt
Trajneri i Chelseas, Antonio Conte ka një lajm të mirë për tifozët. Ai ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Eden Hazard pritet të luajë disa minuta në ndeshjen së shtunës ndaj Leicester Cityt.
“Tani ai është në dispozicion, ai është në listën e skuadrës. Ai po përmirësohet shumë, ai po punon shumë i fortë për të qenë gati. Tani unë mund të llogarisë në të”, ka deklaruar Conte.
Hazard ishte lënduar në fund të sezonit të kaluar, derisa i janë dashur gati 6 muaj që ta sanoj lëndimin.
“Kur ka një lëndim të rëndë dhe një operacion, është normale t’i kushtojmë vëmendje shërimit të Hazardit. Mos harroni se ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, dhe duam që të luajë sa shpejti”, theksoi ai.