Ekspertët për çaktivizimin e bombave kanë çmontuar të dielën në Frankfurt një bombë të pashpërthyer masive nga Lufta e Dytë Botërore, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Lajmi është përshëndetur me duartrokitje spontane në mesin e rreth 65.000 njerëzve që janë evakuuar për t’i mundësuar ekspertëve neutralizimin e bombës, njofton BBC.

Shumë banorë tani po presin lejen e autoriteteve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, transmeton Gazeta Express.

Evakuimi në mëngjesin e së dielës ka qenë më i madhi në historinë gjermane të pasluftës, për të cilin janë angazhuar qindra zyrtarë.

Policia ka kontrolluar rreptësisht me teknologji të sofistikuar çdo shtëpi në zonat ku njerëzit janë detyruar të evakuohen, për t’u siguruar që s’ka mbetur asnjë njeri pa u larguar.