Ai të cilin opinioni e njeh si themeltarin më të rëndësishëm dhe shtyllë bartëse financuese të Lëvizjes Besa, Adnan Ismaili (përndryshe pronar i Shtëpisë Botuese ‘Logos-A’) sonte ka marrë pjesë në konventën promovuese të PDSH-së në Tetovë.

Përndryshe Adnan Ismaili edhe deri më tani e ka mohuar lidhshmërinë e tij me cilëndo parti, duke theksuar se nuk është anëtar i asnjë partie. Edhe kjo pjesëmarrje e tij e sontme në konventën promovuese të një partie, si dhe mungesa e tij nëpër ngjarjet e ngjashme të Lëvizjes Besa, vetëm dëshmon pavarësinë e këtij botuesi më të madh shqiptarë në Maqedoni./Almakos