Mos e kritikoni fëmijën vetëm për shkak se ndiheni keq, por patjetër bisedoni me të. Mësojeni me shpërthimin e emocioneve me partnerin, para se t’ju kapë “në vepër”.

Me reagim adekuat kapërceni këtë situatë të pakëndshme. Shndërrojeni këtë në humor të mirë, andaj pas një kohe jo të largët të gjithë së bashku do të qesheni për shkak të asaj ngjarjeje.

• Mbylleni derën e dhomës së gjumit

• Prisni që fëmija të fle, dhe pastaj përkushtojuni magjive erotike.

• Arsimimi i fëmijës nuk nënkupton vetëm leximi i librave shkollorë. Keni parasysh që edukata seksuale, gjithashtu, duhet të fillojë nga shtëpia.

Nëse fëmija juaj është shumë i vogël për ta kuptuar se ç’do të thotë të bësh seks, përpiquni që nga ai çast momentet tuaja intime, ku mami dhe babi përkëdhelen dhe puthen, të mos jenë “të pakuptimta”.

Kështu më lehtë do ta përballoni edhe situatën, nëse ju zë në ndonjë pozë të pakëndshme.

• Mos e shmangni bisedën lidhur me atë që ka ndodhur. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të fëmijës suaj, varësisht nga mosha e tij.

Little girl watching angry mom showing finger to older sister indoor

• Mos e dënoni fëmijën, nëse ju kap në vepër, vetëm për atë që keni krijuar panik.

Tregoni që nuk jeni ju të hidhëruar, por as ai nuk do të duhej të jetë i hidhëruar me ju.

• Seksi është i zjarrtë, andaj fëmijës mund t’i duket sikur babi mamit po i shkakton dhimbje dhe anasjelltas.

Shpjegojani se me aktin e tillë njëri-tjetrit i keni shfaqur dashuri dhe assesi asnjëri nuk është lënduar.

• Nëse fëmija refuzon të bisedojë për situatën e tillë, atëherë mos insistoni, por lëreni për një kohë të qetë. Do të vijë momenti kur mund të uleni pranë tij dhe të filloni të bisedoni pa hidhërim dhe pa stres.