Rinia e fshatit Çiflik i ka dhënë mbështetje të madhe Dokit të Zhelinës edhe për një mandat në krye të komunës. Mbështetja e banorëve të fshatit gjegjësisht rinisë vjen si pasojë e investimeve kapitale nga kryetari aktual, Fatmir Izairi për Çiflikin.

Në Çiflik është bërë asfaltim i rrugës me gjatësi prej rreth 2Km dhe vlerë investimi 196 mijë euro, është bërë bekatonizimi i rrugëve lokale me sipërfaqe prej 2550m2 në vlerë prej 27 mijë euro.

Gjithashtu sot nxënësit e Çiflikit mësojnë në kushte më të mira pas një investime me vlerë prej  40 mijë euro në ndërimin e dritareve dhe pullazit të shkollës.

Banorët e Çiflikit gjithashtu janë mirënjohës edhe për ndërimin e emrit të shkollës ku sot shkolla ka  dëshmorit të kombit, Rametullah Ameti.

Ndryshe kandidati për kryetar njëherit edhe kryetari aktual në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë me projekte kapitale për Çiflikin dhe fshatrat e komunës së Zhelinës në bashkëpunim me bankën botërore, dhe organizatat tjera që kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me Zhelinën. /TetovaSot/