Kanë përfunduar pjesa më e madhe e aktiviteteve të planifikuara për Zgjedhjet Lokale 2017 të caktuara për më 15 tetor, deklaroi në intervistën për MIA kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Çiçakovski, i cili theksoi se pjesa më e madhe e komisioneve komunale zgjedhore janë tashmë operuese, ndërsa komisionet zgjedhore të formuara.
KSHZ-ja theksoi Çiçakovski, me përgatitjet për zgjedhjet lokale filloi menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“U përgatitën plane për aktivitete të cilat duhej t’i ndërmarrin për përgatitjen e zgjedhjeve lokale dhe menjëherë filluan me ndërmarrjen e një pjese të këtyre aktiviteteve. Një pjesë e aktiviteteve më vonë u ndërmorën edhe me Planin 3-6-9 të Qeverisë. Kjo edhe nuk ishte e rastësishme sepse gjatë përpilimit të Planit 3-6-9 realizuam disa takime me zëvendëskryeministrin e Eurointegrimeve Bujar Osmani dhe ekipin e tij në të cilat i përcaktuam prioritetet që duhej të hyjnë në Planin në kapitullin Zgjedhje. Kjo është kapitulli i parë në Planin 3-6-9, që tregon prioritetet e këtyre aktiviteteve. Nga kjo distancë mund të them, ndërsa për këtë përgatitëm informacion deri te Qeveria e RM-së dhe e informuam ekipin e PE dhe KE-së me të cilët kishim takim para disa ditëve, të kryhen pjesa më e madhe e aktiviteteve të cilat u planifikuan dhe lirisht mund të them se jam i kënaqur nga të gjitha aktivitetet të cilat i ndërmorën për organizim më të mirë dhe zbatim të zgjedhjeve lokale”, theksoi kryetari i KSHZ-së.
Çiçakovski thotë se për momentin të gjitha komisionet komunale zgjedhore janë tërësisht operuese dhe i kanë marrë hapësirat e nevojshme, kushtet teknike nga komunat dhe normalisht funksionojnë. Për momentin gjithashtu përpilohen dhe dorëzohen vendime për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhore.
Janë paraqitur probleme gjatë zgjedhjes së anëtarëve të trupave zgjedhorë por, thotë Çiçakovski, KSHZ-ja me probleme të tilla është ballafaquar edhe në të kaluarën.
Një pjesë e sfidave me të cilat ballafaqohen disa prej komisioneve komunale zgjedhore janë llogaritë e bllokuara, por siç thotë ky problem nuk është ekskluzivisht i lidhur vetëm për këto zgjedhje lokale. Për momentin, sipas Çiçakovskit, KSHZ-ja i mbledh të dhënat cilat komuna janë me llogari të bllokuara ose nuk kanë mjete të mjaftueshme buxhetore për mbulimin e të gjitha aktiviteteve.
Partia BESA në këto zgjedhje për herë të parë do të ketë përfaqësues të saj në këshillat zgjedhorë, por gjithashtu ata kërkojnë edhe anëtarë në KSHZ. Çiçakovski në intervistë thotë se organi i vetëm kompetent për përgjigje në këtë pyetje është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Në intervistë Çiçakovski gjithashtu flet për Listën Zgjedhore, për kompetencat e KSHZ-së për fushatat onilne, për buxhetin për zbatimin e zgjedhjeve, por edhe për mundësinë e re përmes aplikimit për kontrollin e Listës Zgjedhore qytetarët ta kontrollojnë qasjen deri te vendvotimet për personat me aftësi të kufizuara.