Përreth dy viteve të fundit këngëtari i famshëm e ka gjetur veten vetëm në salla gjyqsore pasi vajza të ndryshme apo edhe ish të dashurat e tij e kanë akuzuar për dhunë fizike.

Ajo që arriti të përfitonte rreth 70 mijë dollërë dëmshpërblim është modelja braziliane Liziane Gutierrez e cila ka hedhur në gjyq këngëtarin.

Për Liziane kjo është hera e dytë që i drejtohet autoriteteve me kërkesë mbrojtjeve dhe dëmshpërblimi pasi është dhunuar disa herë jo vetëm nga Chris Brown por edhe nga disa pjestarë të stafit të tij.

Në vitin 2005 akuza e saj ra poshtë për shkak të mungesës së provave apo shenjave të lëndimit por këtë herë faktet kanë qenë pro saj.