Chelsea e ka mposhtur 4:0 Stoke Cityn.

Chelsea ka shkatërruar Stoke Cityn, duke e mposhtur 4:0 në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.

Ai realizoi het-trikun e parë me fanellën e “Bluve të Londrës” (2’, 77’ dhe 82’), ndërsa golin tjetër për Chelsean e shënoi Pedro Rodriguez 30’.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 13 pikëve dhe gjendet në pozitën e tretë në renditje.