Aventura e Diego Costas po shndërrohet në një ferr të vërtetë pasi sulmuesi nuk është në planet e Antonio Contes i cili tashmë e ka përjashtuar nga lista për fazën e grupeve të Champions Leagues.

Klubi Londinez  nuk e ka përfshirë 28-vjecarin në listën e 24 të grumbulluarve që do të jenë të pranishëm në këtë kompeticion europian.

Një veprim të tillë kampionët e anglisë e kanë ndërmmarë ndaj sulmuesit edhe për  takimet që do të luhet në Premier League. Tekniku i Bluve të Londrës, Antonio Conte ka preferuar që pjesë e kësaj liste të jenë dy sulmuesit, Alvaro Morata dhe belgun  Batshay. Një tjetër vendim drastik  i italianit që rikonfirmon sa mërrëdhënia mes tyre nuk do të njohë aspak  përmisime në muajt në vazhdim.

Përsa i përket të ardhmes së Diego Costa, mediat britanike raportojnë se 28-vjecari pritet të mbërrijë në Londër javën e ardhshme për të dhënë zgjidhje ngërcit të krijuar për kalimin e tij tek Atletico Madrid. Kalimi  i tij në radhët e klubit spanjoll  mund të kryhet në Janar, muaj që përkon dhe me fundin e afatit të pezullimit për zhvillimin e merkatos.