Chelsea do të tentojë që në janar transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antonie Griezmann
Sulmuesi francez, Antonie Griezmann nuk u largua gjatë kësaj vere nga Atletico Madrid, pasi skuadra spanjolle nuk mund të transferojë lojtarë deri në janar të vitit 2018.
Sipas The Sun, Chelsea është skuadra më e interesuar për francezin.
Londinezët do të tentojnë të përdorin shërbimet e sulmuesit Diego Costa, i cili dëshiron kthimin në Madrid, për të marrë shërbimet e Griezmann.
Përveç Costas, Chelsea do të ofrojë edhe një shumë të majme, e cila pritet të kënaq drejtuesit e Atleticos, të cilët janë të përgatitur për largimin e francezit, i cili po kërkohet edhe nga Barcelona dhe Manchester United