Në intervistat pas ndeshjes, gazetarja e “Supersport” ka marrë në intervistë sulmuesin e Maqedonisë, Alioskin, duke e e pyetur atë në anglisht.

Ai refuzoi të fliste anglisht, pasi ai flet shumë mirë shqip dhe i ka kërkuar gazetares që intervistën t’ja bëjë në gjuhën e nënës.

“Është një lojë emocionale, pasi kam shokë që luajnë në kombëtaren shqiptare dhe unë jam me origjinë shqiptare, por “ça me bo”.

“Maqedonia pati shumë shanse, edhe unë pata shumë shanse, por Berisha i priti, prandaj mendoj se rezultati më i saktë do të ishte fitorja jonë (Maqedonisë).

“Nuk e prisja Shqipërinë kaq dobët, e dija më mirë, ata luanin me frikë, Shqipëria do bëhet më e fortë për këtë jam i sigurt”, përfundoi ai.