Shpesh, njerëzit fillojnë të praktikojnë ushtrime përqendrimi, meditim, ushtrime vetëdisiplinore ose ndonjë program tjetër që ka të bëjë me përmirësimin e vetvetes ose rritjen shpirtërore, por nëse nuk përjetojnë rezultate të menjëhershme dhe spektakolare, ata ndalojnë dhe e braktisin.

Çfarë mund të bëni për të qëndruar të motivuar dhe entuziastë?

Lexoni 10 minuta në ditë për atë që dëshironi të bëni ose të përmbushni

-Çdo ditë, lexoni për njerëzit që arritën sukses duke qenë këmbëngulës

-Çdo ditë, gjeni një vend të qetë, dhe për disa minuta vizualizoni veten duke vepruar me entuziazëm dhe motivim

-Çdo sukses kërkon përkushtim, kohë, këmbëngulje. Kjo do të thotë që nuk duhet të heqësh dorë shpejt

-Ka një histori të mirënjohur për një kërkues ari, i cili, pasi gërmoi në një thellësi, nuk gjeti asgjë, hoqi dorë dhe u largua. Pastaj dikush tjetër erdhi, dhe pas gërmimit vetëm disa centimetra më shumë e gjeti atë. Duhet të jeni të durueshëm dhe këmbëngulës, edhe nëse nuk shihni ndonjë përparim, sepse suksesi mund të jetë vetëm disa centimetra larg.

-Asnjëherë mos e konsideroni atë që po bëni si lodhje

-Vazhdoni të mendoni për përfitimet e asaj që po bëni

-Mos harroni, kjo është jeta juaj, dhe ju jeni përgjegjës për të

-Vazhdoni të mendoni se sa i lumtur do të jeni pas arritjes së suksesit

-Asnjëherë mos hiqni dorë, por vazhdoni, vazhdoni…