Nga Sulejman Mehazi

Edhe pse ju myslimanë të Tiranës keni mbuluar Skenderbeun, edhe pse ju krishterë të Katedrales së Prishtinës keni hedhur për toke flamurin kombëtarë, s’ka frikë, përsëri jeni shqiptarë.

Ç’është kjo zënie e kot e shqiptarëve të trullosur e të manipuluar nga dreqërit gazetarë të tipave Kastriot Myftaraj, urrejtësit të madh jo vetëm ndaj shqiptarëve myslimanë, por ndaj çdo gjëje shqiptare; Buzhalave, budallenjë që me shkrimet e tyre nënçmuese, ofenduese përçajnë çdo gjë shqiptare e fetare, çmenduria e Xharrajve shkon deri aty, sa që njeri prej tyre thotë se rrjedha familjare e Skenderbeut është nga familja e tyre, Xharrajtë, shpikësve të gënjeshtrave gazetareske e opinioniste shqiptare e fetare. Prandaj, të gjithë këta duhet akuzuar e dënuar me burg nga shtetet shqiptare, Shqipëri e Kosovë, për shkak shkrimeve tê tyre tendencioze, nxitëse e vëllavrasëse, urrejtjeve fetare e ndarjeve krahinore! Të respektuar vëllezër shqiptarë të konfeksioneve të ndryshme myslimane, katolike, ortodokse e hebreje, festoni sipas rregullave të juaja fetare në mënyrë madhështore si duhet festuar e respektuar Muhamedin e Krishtin! Pra, gëzoheni, gëzohuni ju myslimanë gjatë dy festave tuaja të Bajramit, edhe nese e keni mbuluar Skenderbeun në qendër të Tiranës gjatë Bajramit të Kurbanit, përsëri shqiptarë jeni, mos i dëgjoni e hidhërroheni me tipat e llojeve të myftarajve; buzhalajve e xharrajve, zbavituni me heshtje ndaj injorancës së tyre ateiste; për besë gëzoheni, gëzoheni, dhe ju priftërinjë në Katedralen tuaj në Prishtinë, edhe nëse flamurin kombëtar të Shqipërisë dhe të Kosovës e keni hudhur në tokë, s’prish punë, përsëri shqiptarë jeni. Ju lejohet, si s’ju lejohet gjatë festave të rralla vjetore dhe ditëve të shejta fetare të respektoni Allahun dhe Krishtin më shumë se Skenderbeun e flamurin kombëtar! Cilët thanë se s’jeni shqiptarë? E si s’jeni shqiptarë kur gjatë 365 ditëve të vitit vetëm disa ditë jeni fetarë, 1. Bajrami i Madh, 2. Bajrami i Vogël, Pashkët dhe Katedralja e Prishtinës, e 300 e më tepër ditë jeni kombëtarë e shqiptarë, dhe atë shqiptarë fetarë e jo ateistë. A është e mundur që shqiptarët myslimanë të mos jenë shqiptarë kur në çdo manifestim familjarë, në shtëpitë e tyre valon flamuri ynë kombëtar, në çdo dhomë të shqiptarëve myslimanë gjendet në kornizë përkrenarja dhe flamuri i Skenderbeut, është e pamundur që gjatë dasmave, synetimit, martesave të mos valojë flamuri ynë kombëtar si te shqiptarët myslimanë poashtu edhe te ato krishterë, bile dhe mbi minaret e shumë xhamiave valojnë flamujtë e Skenderbeut. Prandaj të dashur shqiptarë myslimanë s’kemi të drejtë t’ju hidhërrohemi juve pse veç ditës së Bajramit tërë vitin respektoni flamurin e Skenderbeut, poashtu dhe shqiptarëve krishterë s’kemi të drejtë t’ju hidhërrohemi vetëm se gjatë ditëve të Pashkëve kanë respektuar Krishtin e jo flamurin kombetar të Shqipërisë e të Kosovës në Katedralen e Kosovës. 6 shtator 2017