PSG-ja po fiton 4:1 ndaj Bordeaux në “Parc des Princes”.

Paris Saint Germain ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Bordeaux në ndeshjen që po zhvillohet në “Parc des Princes”.

Për 4:1 realizoi Neymar nga penaltia në minutën e 40’ të cilën kësaj radhe ia la pa ndonjë problem Edinson Cavani, pasi ditë më parë ishin shtyrë se cili duhet të ekzekutojë penaltinë.

Ky ishte goli i dytë i Nyemar në këtë ndeshje, pasi nga gjuajtja e lirë në minutën e pestë shënoi golin e parë për parisienët.