Nga tetori 130.000 punonjës do të marrin pagë më të lartë, ndërsa 76 mijë Qeveria do të sigurojë mbi 547 milionë denarë mbështetje. Për këtë sot informoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska në llogaridhënien për atë që është punuar në 100 ditët e para të Qeverisë së re, duke i paralajmëruar ndryshimet në Ligjin për pagë minimale prej 12.000 denarë.

“Siç premtuam në programin tonë, u përkushtuam në kthimin e parave te qytetarët, nxjerrjen e qytetarëve nga varfëria dhe ndërtim të sistemit human, të drejtë dhe efikas për mbrojtje sociale”, tha Carovska.

Në njëqind ditët e para, shtoi ajo, është përgatitur edhe i ashtuquajturi ligj për të falimentuarit për zgjidhjen e problemit me dekada të punëtorëve të falimentuar. Sqaroi se me këtë zgjidhje ligjore janë përfshirë rreth 3.000 persona dhe se për këtë dedikim ndahen 300 milionë denarë në vit.

Ajo i theksoi edhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtje sociale të cilat tashmë janë në procedurë kuvendore. Me ndryshimet e propozuara mundësohet e drejta e kompensimit në të holla për ndihmë dhe përkujdes nga një person tjetër, shtesa për verbëri dhe mobilitet, si dhe shtesa për personat e shurdhër, të realizohen pa marrë parasysh të të ardhurave të personit i cili ka nevojë për ndihmë. Në mënyrë shtesë zvogëlohen shpenzimet nga gjithsej 1.700 denarë për mendim konsultues dhe referim të cilat deri tani i paguanin këta qytetarë.

Carovska informoi se Ministria përgatit reformë thelbësore në sistemin e mbrojtjes sociale. Sipas saj, sistemi i ri do ta ndryshojë mënyrën qenësore dhe qasjen ndaj mbrojtjes sociale. Informoi edhe se është formuar grup i punës i përbërë nga përfaqësues të MPPS, organizatave joqeveritare dhe profesorëve nga fusha të cilët do të punojnë në përgatitjen e propozimit të ri Ligj për ndihmë sociale.

Minsitrja tha se MPPS e ndërron praktikën lidhur me pagesat e mjeteve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve të cilat do të paguhen rregullisht. “Në 11 ditët e para i paguam të gjitha mjetet me kohë për të gjithë shfrytëzuesit. Kjo do të jetë praktikë edhe në të ardhmen, ndërsa me pagesat nuk do të kalkulohet politikisht”, potencoi Carovska.

Është bërë ndryshim i rëndësishëm, tha Carovska edhe në planin operativ dhe theksoi se janë siguruar dy milionë euro shtesë për masa aktive për punësim, ndërsa në fokus janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare. Ministrja shtoi se janë ndërmarrë edhe hapa konkret në drejtim të rritjes së përfshirjes së fëmijëve në kopshte.

“Momentalisht riparohet edhe kopshti në Shuto Orizare, me çka do t’u ndihmohet 200 familjeve në komunë. Në vijim është ndërtimi dhe pajisimi i 13 kopshteve të fëmijëve, me çka do të rritet përfshirja për 682 fëmijë deri në fund të vitit. Kjo tendencë do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm, kuptohet në bashkëpunim me autoritetet lokale. Krahas kësaj, kemi vendosur edhe orar në dy turne në kopshte, me çka kemi dalë në vigjilje të kërkesave të prindërve”, theksoi Carovska.

Ajo informoi edhe për shpalljen e publikuar për punësim të 29 punonjësve ekspertë socialë në fazën e parë, nga 60 punësimet e planifikuara për në Qendrat për punë sociale nëpër vend ku ka mungesë të madhe të kuadrove profesionale.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi të shoqatave civile nga fusha e mbrojtje sociale, të cilat janë zgjedhur në konkurse publike. Fondi i përgjithshëm për mbështetje të projekteve arrin 2.400.000 denarë. Ministria ka siguruar edhe 300 mijë euro për tre qendra për udhëzim të viktimave të dhunës seksuale dhe një qendër strehimi për mbrojtje të viktimave të dhunës familjare.