Në këtë periudhë parazgjedhore nëse ka nevojë për punësime plotësuese në kopshte me karakter urgjent dhe të paanulueshëm, komunat mund të investojnë në nevojat e qytetarëve të tyre dhe ta rrisin numrin e të punësuarve, ndërsa ne si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale pas periudhës zgjedhore do të japim pëlqim për të njëjtit dhe ata do të kyçen në kopshte si përkëdhelës ose edukatorë në pajtim me atë se për çfarë kuadri do të ketë nevojë.

Këtë sot e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila me zëvendësministrin e Kulturës, Vlladimir Lazarovski morën pjesë në seancën e rregullt të Këshillit të Sindikatës së pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK).

“Biseduam me SASHK për një pjesë të madhe të çështjeve në mesin e së cilave edhe turni i dytë në kopshte, harmonizimi shtesë me Marrëveshjen kolektive ose rritjen e pagave të edukatorëve dhe përkëdhelësve në kopshte që këtë vit dhe ky trend të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Në pjesën e turnit të dytë në kopshte vlerësojmë se një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë këtë nevojë dhe ne si Qeveri me përgjegjësi sillemi ndaj nevojave të qytetarëve”, tha Carovska.

Theksoi se ka nevojë për kuadër më të madh në kopshtet dhe shtoi se në 11 vitet e kaluara është bërë mungesë e kuadrit në kopshte prej mbi 2.000 persona, që, sipas saj, do të thotë se në mënyrë sistematike është minuar mbrojtja e fëmijëve në Maqedoni.

Shtoi se e kanë marrë përsipër këtë ta tejkalojnë dhe të arrijnë cilësi në punën e kopshteve.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se nuk rriten orët e punës së edukatorëve dhe përkëdhelëseve në kopshte, ato janë të rregulluara me Marrëveshjen kolektive dhe vlerëson se kjo gjë do të vazhdojë në këtë mënyrë.