As nuk do të vendosen refugjatë në Maqedoni, as nuk do të ndërtohen banesa për ta, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, që në Manastir mori pjesë si mysafire në seancën e Këshillit të komunave.

VMRO-DPMNE, tha ajo, përhap ksenofobi dhe lajme të rrejshme.

“Ne si Qeveri i këshillojmë këshilltarët që të jenë të kujdesshëm dhe me përgjegjësi ta shfrytëzojnë foltoren në komunë. Le të thonë nga VMRO-DPMNE me cilin dokument Qeveria është angazhuar të shpenzojë mjete financiare apo ka bërë dokumente projektuese për ndërtimin e banesave”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Përkundrazi, potencoi ajo, kjo ka ndodhur në kohën  kur VMRO-DPMNE kanë qenë në pushtet dhe kanë marrë parcelë dhe kompetencë në komunën e Sarajit.

“Kjo strategji nuk ka të bëjë me emigrantët, përkundrazi Rezolutën që e solli Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për emrigrantë e votuan shumica e VMRO-DPMNE-së. Maqedonia është shtet i cili ka ratifikuar Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është shumë me rëndësi të potencohet se referendumi është e drejtë demokratike dhe ne besojmë në prononcimin e qytetarëve për çështje të rëndësishme, por kjo çështje është çështje e rrejshme”, theksoi ministrja Carovska.

Rast për pjesëmarrjen e ministres Carovka në seancën e Këshillit komunal ishte pika e rendit të ditës për fillimin e procedurës për organizimin e Referendumit në Manastir. E vendosi shumica e këshilltarëve të Këshillit manastiras të kryesuar nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së “Për një Maqedoni më të mirë” me të cilin parashikohet prononcimi në referendum i qytetarëve për ose kundër vendosjes dhe integrimit të emigrantëve në rajonin e komunës së Manastirit.

Sipas kryetares së Këshillit Komunal, Silvana Angelevska, pika e rendit të ditës është vendosur me kërkesë së qytetarëve.

Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së, Natasha Petrovska kërkoi, siç tha, të hiqet frika e vendosur artificiale nga ana e DPMNE-së ndaj qytetarëve të Manastirit.