Calhanoglu ka thënë se preferon të luajë “prapa një sulmuesi të vetëm ose anësor”, pavarësisht se e ka nisur karrierën e tij në Milan si mesfushor.

Që nga ardhja në Milan, Hakan Calhanoglu, ka luajtur në shumicën e ndeshjeve në mesfushë së bashku me dy lojtarë të tjerë, ndryshe nga pozita që luante te Bayer Leverkusen.

Numri 10 i Milanit për “Gazzetta dello Sport” i ka dërguar një mesazh Vincenzo Montellas se ajo nuk është pozita e tij dhe se do të preferonte të luajë në krah ose prapa sulmuesve.

“Nuk është e lehtë ti mbaj në mend gjitha informatat që mi kanë dhënë”, tha fillimisht ai pas humbjes 4:1 nga Lazio.

“Është e qartë se unë kam probleme me gjuhën. Nuk kam përkthyes, por shokët e mi më ndihmojnë kohë pas kohe”, shtoi Calhanoglu.

“Ku preferoj të luaj? Prapa sulmuesit ose në krah në sulm. Çfarë na ka thënë Montella? Të jemi pozitiv”, shtoi mes tjerash Calhanoglu.