Nuk ka taksë radiodifuzive, kurse përqindja e buxhetit për financimin e MRT është më e ulët se ajo që shërbimi publik ka marrë përmes pagesës së taksës radiondifuzive. Qeveria e LSDM-së është e interesuar vetëm në përfitimet që do të kenë qytetarët, por, harron atë se a është e mjaftueshme përqindja buxhetore për financimin e servisit publik.

Ky vendim i qeverisë së LSDM është kritikuar nga ana e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të medias (SPGM) dhe Këshillit për etikën e mediave të Maqedonisë (KEMM).

“Me buxhet të shkurtuar MRT nuk do të jetë në gjendje të arrijë mision kualitativ të shërbimit. Argumenti i vetëm me të cilin qeveria e re nuk pranon ndarjen e 1 përqind të buxhetit për financimin e MRT-së është kushtëzimi i dobët i buxhetit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë si është e mundur që Qeveria nuk ka para për të rritur përqindjen nga 0.7 në 1 për qind, dhe në anën tjetër të gjejë mjete  për të pajisur shërbimin publik, siç parashikohet në në projekt ligjin e qeverisë. Për të arritur dhe mbajtur në një shkallë më të lartë programin dhe zhvillimin tekniko-teknologjik të shërbimit të transmetimit publik,  mund të ndahen fonde shtesë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë” – shpjeguan këto tre organizatat.

Efektet e këtij ndryshimi ligjor do të shihen në muajt e parë të aplikimit të tij.

“Kur do të paraqiten problemet e para të cilat i theksuam, Qeveria e LSDM-së nuk do të ketë alibi të pohojë se nuk e kemi paralajmëruar, pastaj do të ketë shumë punë, sepse çdo gjë që shkon “shtrembër” rëndë është prë tu drejtuar, e në ndërkohë dalin edhe probleme dhe pasoja tjera”, komentojnë këto tre organizata.