Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Burrelit, ku një burrë ka mbetur i palgosur. Ai është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia sqaron se “ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta mes dy të rinjsh, ku është qëlluar me armë ndaj shtetasit A.D, 32 vjeç banues në Burrel, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën”.

Personi që ka kryer plagosjen është larguar menjëherë, por është identifikuar nga Policia dhe është shpallur në kërkim.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e autorit, njofton Policia.