Një fotografi e re e Belen Rodriguez, ku ajo shihet krejtësisht lakuriq, ka befasuar admiruesit dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale.

Në fillim, ka qenë ish-bashkëshortja e ish-të dashurit të saj, Fabrizio Corona, Nina Moriç, e cila ka akuzuar në “Facebook” modelen argjentinase se ka kopjuar foton nga një pozë e modeles Gigi Hadid.

Një koment që mund të hapë mes dy “rivaleve” një “luftë të re” sociale.

Ndërsa i dashuri i radhës, Andrea Iannone, krenar për të dashurën, ka komentuar: Maaaa oooh. E dashur, mbulohu…”.

Por Rodriguez ka replikuar: “Andrea Iannone eja ti” dhe piloti i garave me motorë ia ka kthyer pa shumë elegancë: “Mua më rezulton se kam qenë gjithnjë…”.