Të këqinjtë do të mundohen që të vrasin edhe një herë tjetër John McClane.

Bruce Willis do të interpretojë sërish rolin që e ka bërë të famshëm, në filmin e gjashtë të sagës “Die Hard”.

Sipas “Deadline”, regjisori Len Wiseman e ka kërkuar me ngulm aktorin 62-vjeçar për filmin “Die Hard: Year One” dhe ia ka dalë mbanë që ta bindë për të pranuar rolin.

Filmi do të tregojë historinë e personazhit John McClane kur ishte i ri (ende nuk është vendosur aktori që do e interpretojë këtë rol) dhe çfarë bën John në ditët e sotme (Bruce Willis).

Filmi i parë “Die Hard” daton në vitin e largët 1988. Që nga ajo kohë, Willis ka luajtur rolin e John McClane 4 herë të tjera: “Die Harder” (1990), “Die Hard With A Vengeance” (1995), “Live Free Or Die Hard” (2007) dhe “A Good Day To Die Hard” (2013)