Krerët e fuqive në zhvillim BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut) kundërshtuan fuqishëm sot testin bërthamor të zhvilluar dje nga Pheniani duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të tensioneve për shkak të programit bërthamor koreanoverior.
“Ne e dënojmë fuqishëm testin e zhvilluar nga Koreja e Veriut”, njoftuan pesë vendet në një deklaratë të përbashkët gjatë një samiti në Xiamen, në juglindje të Kinës.
Ndonëse janë në një linjë me dënimet ndërkombëtare pas testit të gjashtë bërthamor koreanoverior, fuqitë në zhvillim kanë bërë thirrje për nevojën e një zgjidhje paqësore të tensioneve.
Koreja e Veriut zhvilloi dje në mëngjes testin e saj të gjashtë bërthamor, ndërkohë që ekspertët koreanojugorë vlerësojnë se kjo bombë kishte një fuqi prej 50 kilotonë, ose tre herë më e fuqishme se sa bomba atomike që amerikanët lëshuan në Hiroshima.