Përhapja e shpejtë e ” super malaries ” në Azinë Juglindore është kthyer një kërcënim alarmant për mbarë globin, paralajmërojnë shkencëtarët.

Kjo formë e rrezikshme e parazitit të malaries nuk mund të vritet me barnat kundër malaries.

Ajo u pa për herë të parë në Kamboxhia, por që atëherë është përhapur përmes  Tajlandës, Laosit dhe ka mbërritur në Vietnamin jugor.

Ekipet kërkimore të Oksfordit në Bangkok thanë se ekzistonte një rrezik i madh se malarja po bëhej e paprekshme.

Prof Arjen Dondorp, kreu i njësisë, tha për ‘BBC News” se mendojmë se sëmundja është një kërcënim serioz.

“Është alarmante se ajo po përhapet kaq shpejt nëpër rajonin dhe ne kemi frikë se mund të përhapet më tej në Afrikë dhe në mbarë globin”.