Zyrtarët më të lartë ushtarakë të Koresë së Jugut raportuan se Kim Jong-un po zhvendoste drejt bregdetit disa raketa me rreze të gjatë.
Ndërkohë inteligjenca amerikane zbuloi se raketat u larguan nga baza ku mbaheshin, në pjesën veriore të kryeqytetit koreanoverior.

Jugu pretendon se raketat mund të ishin me rreze mesatare Hwasong-12 ose interkontinentale balistike (ICBM) Hwasong-14.

Zyrtarët nuk ishin në gjendje të konfirmonin nëse kishte pasur ndonjë veprimtari të pazakontë në këtë zonë.

Koreja e Jugut këtë javë paralajmëroi se Kim mund të kryejë “akte provokative” në afërsi të përvjetorit të themelimit të partisë së tij komuniste më 10 tetor.

Ende nuk dihet se ku është vendosur ky impiant, por një tjetër provë e Kim Jong-Un mund të tensionojë edhe më tepër situatën në Gadishullin Korean./SYRI.net/