Giacomo Bonaventura e pranon se Milani do ta ketë shumë të vështirë ta fitojë titullin e Serie A
Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura insiston se skuadra e tij do ta ketë shumë të vështirë këtë sezon në Serie A.
Ai e pranoi se entuziazmi është shumë i madh pas transferimeve të shumta, por tha se Juventus, Napoli dhe Roma janë përmirësuar shumë.
“Ka shumë entuziazëm pas të gjitha atyre transferimeve dhe ne duhet ta ushqejmë këtë”, tha Bonaventura për Milan TV.
“Ne e kemi nisur shumë mirë në ligë, por do të jetë shumë e vështirë. Titulli i Scudettos do të jetë shumë i vështirë, sepse skuadrat si Juventus, Napoli dhe Roma kanë treguar se janë para ndesh në vitet e fundit”