Si shtesë e modeleve BMW 8 Series Coupe dhe Convertible, brendi gjerman raportohet se do të ketë edhe një version të bukur sedan.

Modeli pritet të vijë në versionin me dy dyer si dhe në atë me katër dyer, por me pamje sportive.

BMW po e zhvillon modelin nën kodin G16, sipas BMWBlog dhe prodhuesi po planifikon të lansojë veturën në tremujorin e tretë të vitit 2019.

Seria 8 e BMW-së përdor platformën CLAR nën të cilën erdhën edhe modelet e fundit të Serisë 5, 7 dhe Rolls-Royce Phantom.

Akoma s’dihet fuqia e motorëve të serisë së re, por pritet të ketë versione shumë të fuqishme.