Bletarët e Maqedonisë thonë se kanë nevojë për ndihmë nga Qeveria, për shkak të sezonit katastrofal të shkaktuar nga kushteve të papërshtatshme klimatike në vend, dhe si pasojë e mospasjes së ushqimit natyror dhe polenit, familjet e bletëve nuk janë zhvilluar aspak.

“Dimri i gjatë, i ashpër ishte fillimi i problemeve me të cilët u ballafaquam, akujt e muajit prill i shkatërruan prodhimet e para të vitit, ndërsa ditët tepër të thata të qershorit, korrikut dhe gushtit i dhanë fund shpresës sonë për një vit të begatshëm dhe prandaj edhe njëherë apeloj për ndihmë”, tha Toni Josifovski nga shoqata e bletarëve të Ohrit.

Bletarët thonë se në rast se institucionet nuk ju dalin për ndihmë, ata do të pësojnë dëme edhe më të mëdha dhe kërkojnë asistencë financiare ose materiale, ushqime dhe ilaçe.