Një nënë 32- vjeçare ka lindur në mënyrë natyrale dy binjakë të ngjitur, të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale emergjente.

Mësohet se foshnjat e sapolindura janë të ngjitura në abdomen dhe kjo ka bërë që të mos dihet ende gjinia e tyre.

Mjekët janë shprehur se operacioni është i vështirë, pasi foshnjat kanë një kordon kërthizor, përcjell tvklan.al.

Binjakët kanë lindur më 2 shtator dhe secili fëmijë ka të gjitha gjymtyrët dhe organet vitale.

Mësohet se 32-vjeçarja lindi në një spital në Uttar Pradesh në Indinë Veriore.