Kandidati për kryetar komune të Tetovës dhe njëherit edhe kryetar i Lëvizjes BESA Bilall Kasami pas një takimi me mërgimtarët, ai  relaksohet me pijen vendore maqedonase Strumka edhe në Zvicër.

Lëvizja BESA vazhdon të ketë tronditje të madhe pas pjesëmarrjes së “bossit” të BESËS, Adnan Ismailit në konventën e PDSH-së ku u fotografua me Menduh Thaçin.

Siç përflitet pas zgjedhjeve të 15 tetorit Bilall Kasamin do ta largojnë nga kreu i partisë për shkak se nuk ka qenë i dëgjueshëm për bossat e BESËS.

Ndryshe Bilall Kasami me 15 tetor do të përballet me Teuta Arifin e BDI-së, Adnan Nezirin e ASH-së dhe Bardhyl Dautin e PDSH-së./TetovaSot/