E.I. (61) nga fshati Pallaticë e Tetovës gjatë rrugës për në klinikat e Shkupit ndërroi jetë nga lëndimet e marra trupore në kokë dhe trup si pasojë e rrëzimit nga çatia me një lartësi prej rreth 10 metrave, informoi policia.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë Marjan Josifovski, E.I. pak para orës 11 së bashku me nipin e tij 20 vjeçar duke e rregulluar çatinë e shtëpisë të një familjari të tyre me siguri ka rrëshqitur në qese najloni dhe ka rënë. Me automjetin e familjarëve rreth orës 11 është dërguar në spitalin e Tetovës me lëndime të rënda trupore në kokë dhe trup prej ku nga ndihma e dhënë mjekësore si rast urgjent është dërguar në klinikat e Shkupit, por, gjatë rrugës u është nënshtruar lëndimeve.

Prokurori publik së bashku me ekipin e MPB-së Tetovë dhe mjekun e mjekësisë ligjore ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është dorëzuar familjes.

Incidenti udhëhiqet si aksident, tha Josofovski.