Beyonce u befasua nga bashkëshorti i saj Jay Z, i cili gjatë Festivalit “Budëeiser’ Made In Ameria” i këndoi së bashku me turmën që ishte aty.

Jay Z ftoi të gjithë njerëzit për të thirrur Beyoncen, e cila sot feston ditëlindjen e saj të 36-të. Derisa ishte në skenë, një burim për E! News, ka treguar se reperi bëri një britmë të madhe kur në skenë erdhi edhe këngëtarja së bashku me vajzën e tyre Blue Ivy.

Dëshmitari okular ka treguar më tej për E! News dhe Beyonce dhe vajza e saj po këcënin derisa dëgjonin duke kënduar të dashurin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Binjakët e çiftit, Rumi dhe Sir, nuk ishin në koncert.