Ermira Asani prej sot zyrtarisht është anëtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Pas betimit solemn para Kryetarit të Kuvendit, ajo u zotua se do të punojë konform legjislativës pozitive, respektivisht për zgjedhje të lira demokratike. Ermira Asani është nënkryetare e Lëvizjes Besa dhe kryetare e forumit të gruas të kësaj partie. Ajo në KSHZ vjen në vend të Bedredin Ibrahimit, nga PDSH-ja. Emërimi i Asanit në KSHZ pasoi pas ndryshimeve ligjore, sipas të cilave partia e më e madhe opozitare shqiptare duhet të ketë një anëtar në Institucionin më të lart zgjedhor.

“Sot para Kryetarit të Kuvendit dhashë betimin që punën time do ta kryej me ndërgjegje dhe me përgjegjësi. Ky do të jetë përkushtimi im gjatë gjithë kohës që do të jem anëtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Do të përkushtohem maksimalisht që të jap kontributin tim në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë. (1:39-1:46) Ne na ngelet të presim dhe të shpresojmë që këto zgjedhje të jenë fer, të lira dhe demokratike”, u shpreh Ermira Asani, anëtare e KSHZ-së./Alsat-M