Disa e kanë tabu, disa frikë dhe disa “jetojnë” me të. Mirëpo tashmë është e vërtetuar shkencërisht se seksi sjell shumë përfitime shëndetësore e mendore njëkohësisht.
Tani hidhuni në aksion dhe lexoni 7 përfitimet shëndetësore që sjell seksi, të cilat ndoshta nuk i dinit më parë.
Seksi përmirëson epshin tuaj
Sa më shpesh të bëni aq më shumë dëshirë do të keni.
Ul presionin e gjakut
Hulumtimet sugjerojnë se marrëdhëniet seksuale në mënyrë specifike (jo masturbimi) ulin presionin e gjakut sistolik.
Ju stërvit
Seksi është një formë shumë e mirë ushtrimi. Ashtu si me stërvitjen, qëndrueshmëria ndihmon në maksimizimin e përfitimeve.
Ul rrezikun e sulmit në zemër
Një jetë e mirë seksuale është e mirë për zemrën tuaj. Përveç të qenit një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur ritmin e zemrës, seksi ndihmon në mbajtjen e niveleve të estrogjenit dhe testosteronit në ekuilibër.
Më pak dhimbje
Para pini një aspirinë, provoni për një orgazëm. Orgazma mund të ndalojë dhimbjen.
Përmirëson gjumin
Pas orgazmës, çlirohet hormoni prolaktin, i cili është përgjegjës për ndjenjat e relaksimit dhe të përgjumjes.