Besa Kokëdhima e konsideruar si një ndër këngëtaret më të mira shqiptare të viteve të fundit, prej disa kohës i mungon muzikës aktive, pasi nuk ka publikuar këngë të reja së fundmi.
Po ashtu ajo është treguar shumë e rezervuar edhe në plubikimet që bën në rrjetet sociale.
Por pas kësaj periudhe të gjatë heshtje këngëtarja Besa Kokëdhima ka vendosur të rikthehet fuqishëm, duke publikuar disa fotografi nga seti i saj i fundit fotografik.
Ajo është shfaqur më sensuale, se asnjëherë dhe në një formë fizike të mrekullueshme. Nuk dihet nëse këto foto janë paralajmëruese të një projekti të ri nga Kokëdhima, gjithsesi duhet të theksojmë se Besa duket shumë bukur.